Agron Tufa
Stampa:Kutia Shkrimtar Agron Tufa është poet, prozator, shkrimtar, eseist, përkthyes dhe studiues i letërsisë.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tufa u lind në Dibër në vitin 1967. Ndoqi studimet për letërsi në Universitetin e Tiranës. Më vonë vazhdoi studimet në Moskë, ku u diplomua në Filozofi Arti, e me pas perfundoi ciklin e tretë të studimeve në Teori Përkthimi, me përqendrim të veçantë në krijimtarinë e poetit Joseph Brodsky.
Agron Tufa ka dhënë mesim në Fakultetin e Historisë e Filologjisë në Tiranë, lendët Letersi e huaj e shekullit të XX, Teori Përkthimi e Letërsi Ruse. Tufa është Doktor i Shkencave filologjike. Deri në fund të nëntorit 2019 ka mbajtur postin e Drejtorit Ekzekutiv të Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit[1]; pedagog titullar i Letërsisë së Huaj të shekullit XX në Fakultetin Filologjik në Tiranë; pedagog me kohë të plotë në Kolegjin Universitar “Bedër”.[2]
Studimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tufa ka filluar studimet për Gjuhë-Letërsi në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tiranës, në vitin 1991. Ai bënte pjesë në grupimin dhe shoqatën e poetëve të rinj avanguardistë ("E-PËR-7-SHME").[3] Gjatë kohës së studimeve ka punuar gazetar kolumnist dhe gazetar kulture në "Zëri i Rinisë". I ndërpreu studimet në vitin e katërt me daljen e të drejtës së studimit në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (Литературный институт им. А. М. Горького) në Rusi. I finalizoi studimet (1994-1999) me diplomimin në studimin e krijimtarisë së poetit disident, nobelistit rus Josif Brodskij. Studimet pasuniversitare i kreu në Institutin e Kulturave Europiane (IEK) në vitin 2001. Gjatë periudhës 1996-2001 ka qenë lektor i gjuhës, folklorit e letërsisë shqipe në Institutin Shtetëror Moskovit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare (MGIMO).[4]
Nga viti 2011-2019 ka qenë Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK).
Publicistika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai ka kontribuar në një masë të konsiderueshme edhe në publicistikën shqiptare
Përkthimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Agron Tufa ka përkthyer disa autorë rusë, mes të cilëve Joseph Brodsky, Anna Akhmatova, Osip Mandelshtam, Boris Pasternak, Andrei Platonov, Mikhail Bulgakov, Vladimir Nabokov, dhe Vladimir Sorokin.[5]
Veprat Letrare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kronologji e botimeve
- 1991 – “O moj Shqypni dhe lirika të tjera”, antologji poetike, bashkëautor,
- 1996 – “Aty te portat Skee”, poezi, Onufri "
- 1998 – “Dueli”, roman, revista Aleph, “Ora”[2] (ribotim 2002, 2007, “Fjala” botim i tretë, Onufri 2016 – botim i katërt)
- 2002 – “Rrethinat e Atlantidës”, poezi, Aleph
- 2002 – “Fabula Rassa”, roman, Ideart
- 2002 – “Janusi qindfytyrësh”, esse, Pro-Kultura, Tetovë,
- 2004 – “La Prueba della tierra”, bashkë-autor (Përmbledhja poetike në spanjisht)
- 2004 - “Mërkuna e Zezë”, roman, Toena 2005, 2009
- 2005 - “Avangardë engjëjsh”, poezi, Ideart 2005.
- 2007 – “Fryma mbi ujëra”, poezi, “Fjala”
- 2007 – “Nove poesie” – botim dygjuhësh “La stanza del poeta”, Formia, Itali
- 2008 – “Dibra me sytë e të huajve” (Monografi), “MB botime”, Tiranë [https://bukinist.al/en/histori/8797-dibra-me-syte-e-te-huajve.html]
- 2008 – “Antologjia e poezisë shqipe bashkëkohore” (“Onufri” 2008, Hartoi B. Kuçuku), bashkautor
- 2008 – “Antologji bashkëkohore e poezisë shqipe”, “Poes” Athinë 2008 (Hartoi Romeo Çollaku), bashkautor.
- 2008 (tetor) – “Letërsia dhe procesi letrar ne shekullin XX”, vol I dhe II, SHBLU
- 2009 Antologjia e poezisë shqipe e shekullit XX (në serbisht, Akademia DUKLA, Podgoricë, 2009)
- 2009 - "Thembra e Akcilit" - Sh.B "Prizmi" (kolana Zambak), Tiranë 2009, M&B botim i dytë, 2014[6]
- 2009 - "Tenxherja", roman, "Toena", Tiranë 2009, Koha Ditore, Prishtinë 2010
- 2010 - "Gjurma në rrjedhë" - Poezi - "Ditët e Naimit", Tetovë,
- 2010 - "Kuja e Mnemozinës" - studime shkencore - "Pika pa sipërfaqe", Tiranë [7]
- 2012 - "Fragmentet e Gjësë", vëllim poetik, sh.b. "OM", Prishtinë 2012 [8]
- 2014 - "Nga hiri i të vdekurve", përmbledhje me ese, MB Botime, Tiranë[9]
- 2015 – “Gurit të varrit ia rrëfej”, roman, Onufri, Tiranë 2015
- 2016 – “Kafsha apo fantazma”, vëllim poetik, Onufri, Tiranë 2016
- 2019 - "Zonja Asnjeri dhe Zoti Askurrkush", vëllim poetik, Tiranë, Onufri 2019
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit".
- ^ "ISSK".
- ^ "Gazeta Mapo" (në anglisht).
- ^ "Linkedin" (në anglisht).[lidhje e vdekur]
- ^ "Agron Tufa Website".
- ^ "Bukanisti".
- ^ "Librat.al".
- ^ "Omprom" (në anglisht).
- ^ "Bukanisti".